Angazhim i të gjithë subjekteve për një sezon të suksesshëm

0

Plazhistë, përfaqësues të agjencive turistike, afaristë, pronarë hotelesh dhe restorantesh u takuan me kryetarin e komunës Z. Nazif Cungu, nënkryetarin Radoviq, drejtoreshën e Organizatës turistike Zana Sarvan dhe sekretarin për çështje ekonomike Milazim Mustafa.
Thirjes iu përgjigj një numër i madh i personave të ftuar.
Tema e takimit kishte të bënte me përgatitjet e sezonit turistik, por edhe me pjesëmarrjen e ketyre subjekteve në panairin e Prishtinës, Shkupit dhe në atë të Llukavcit.Të gjithë u dakorduan që të marrin obligimet dhe detyrat me qëllim të rrjedhës normale të sezonit dhe prezantimit dinjitoz në qendrat e lartëpërmendura, ku vend të rëndësishëm do ti kushtohet dhe materialeve propaganduese. 

Ajo që ra në sy në takim ishte angazhimi i subjekteve për një qytet të pastër, të furnizuar me ujë, energji elektrike dhe ku mikpritja tradicionale dhe sjellja e kulturuar e të gjithëve edhe këtë sezon të bëjë për vehte mysafirët që të vizitojnë masovikisht Ulqinin.