Amfilohije pret që Thaçi të kthejë Kosovën

0

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe Amfilohije, kritikoi ashpër qeverinë e Malit të Zi duke e akuzuar se ka çuar dorë nga interesat serbe dhe se me pranimin e pavarsisë së Kosovës ka mohuar edhe vetë Malin e Zi, interesat e të cilit janë taë lidhur ngushtë me Kosovën, shruan gazeta Dan.

Ai shprehu bindjen se Thaçi vjen në Mal të Zi për të kthyer atë që dikur i takonte Zetës.

“Nëse Thaçi do të kthente atë që i takon Malit të Zi atëherë do të ishte e qartë se Gjukanoviqi dhe të tjerët me pranimin e saj kanë mohuar Malin e Zi. Shpresoj që vjen të kthejë çelësat e shtëpive të 30 mijë refugjatëve që jetojnë si lypsa.” – tha në mes tjerash Amfilohije.

Pas këtyre deklaratave nuk është e qartë se kujt, sipas tij,  duhet ti takojë Kosova, Serbisë apo Malit të Zi.