Amfilohije i krahason shqiptarët me djaj

0

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe, Amfilohije Radoviq, i cilësoi ato të cilët duan heqjen e kishës prej teneqeje nga Rumia, si fuqi të urrejtjes djallzore.

Duke u nisur nga fakti që shumicën e atyre që ishin dhe janë kundër këtij objekti që synon cënimin e harmonisë ndërfetare e përbëjnë shqiptarët, nuk duhet shumë aritmetikë të kuptohet qëllimi i Amfilohijes.

Këtë deklaratë ai e bëri sot në një liturgji në manastirin Ribnjak të Tivarit, shkruajnë mediat malazeze.

Sipas tij, kjo kishë është dëshmi e dashurisë së Zotit, dhe ato që janë kundër saj urrejnë dashurinë, Zotin dhe kishat.