Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në vizitë Forcës së re demokratike

0

Kumtesë për media

 

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në vizitë Forcës së re demokratike

Sot Ekselenca e Saj, Margaret Ann Uyehara, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri vizitë zyrtare  Forcës së re demokratike, ku u takua me kryetarin z.Nazif Cungu, zv.kryetarin Xhaudet Cakuli dhe deputetin në Kuvendin e Malit të Zi z.Genci Nimanbegu.

Me këtë rast, biseda gjatë takimit u përqendrua në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore ,problemet në arsim, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Malit të Zi në strukturat euroatlantike dhe europiane.

 

Shërbimi informativ i Forcës