Ambasadori i ri i Shqipërisë në vizitë në Ulqin

0

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ernal Filo, qendroi sot për vizitë në Ulqin. Ai u takua me kryetarin e komunës Fatmir Gjekën si dhe me përfaqsuesit e partive politike shqiptare dhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi.

Në takime u diskutuan problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi, si ato politike ashtu dhe ato arsimo-kulturore.

Ambasadori i Shqipërisë tha se është i gatshëm të ndihmojë në krijimin e një platforme të përbashkët politike të subjekteve shqiptarë me të cilën do të dilej para institucioneve të Malit të Zi.