Alternativa Shqiptare i bashkangjitet koalicionit Forca-UDSH

0

Krerët e tre subjekteve politike më të mëdhenj në Ulqin dhe Malësi, Forcës, UDSH-së dhe Alternativës Shqiptare, kanë nënshkruar sonte marrëveshjen për dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, mëson portali ynë.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ky koalicion ka hedhur kandidaturë serioze për marrjen e mandatit të dyte, cka do të sillte padyshim faktorizimin e shqiptarëve në politikën e Malit të Zi.

Ndërkohë në redasin erdhi edhe dekrata zyrtare të cilën e qesim në tërësi.

KUMTESË: Bashkangjitja  e subjektit te tretë më i madh politik shqiptar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor mes Forcës së Re Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, sot këtij koalicioni i është bashkuar edhe subjekti i tretë më i madh politik shqiptar në vend, Alternativa Shqiptare.

Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin tre partitë kryesore shqiptare të Malit të Zi, garantohet fuqizimi i faktorit politik shqiptar në vend duke mundësuar më shumë ndikimin në vendimmarrje dhe në jetën politike të Malit të Zi. Koalicioni i përbërë nga tre forcat më të mëdha politike, në përbërje të së cilës bashkohen dy deputetë shqiptar, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, synon një strategji afatgjate e cila ka për qëllim vendosjen e interesave kombëtare mbi ato personal.

Për shumë vite përçarjet politike dhe ndasitë personale kanë bërë që fragmentizimi i votës së shqiptarëve në Malin e Zi të dëmtojë vetë faktorin shqiptar në vend, duke e dobësuar atë ndjeshëm e mandej shkaktuar humbjen e mandateve politike çka ka sjellur pasoja të rënda për komunitetin shqiptar. Ndaj, bashkimi i votave të shqiptarëve sot, është më i mundur se kurrë si një parakusht për sigurimin e më shumë ndikimi në interes të të drejtave shqiptare dhe kauzave të tyre.

Përfaqësuesit e Forcës, UDSh-së dhe ASh-së përsërisin thirrjen e tyre drejtuar aktorëve dhe faktorëve të tjerë politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit që për hir të interesit kombëtar, të bashkojnë forcat, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh të shqiptarëve të Malit të Zi.

fisnik_dobreci__20160915-marrveshja-007fisnik_dobreci__20160915-marrveshja-003