Alternativa Shqiptare: Gjeloshaj të mos japë dorëheqje

0

Kryesia e Alternativës Shqiptare, në takimin e mabjtur dje, ka kërkuar që deputeti i saj në Kuvendin e Malit të Zi Nikë Gjeloshaj, të mos japë dorëheqje, transmeton portali CdM.

Këtë kërkesë ata e kanë argumenuar me faktin se LD në MZ nuk ka respektuar marrëveshjen që këto parti kanë nënshkruar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.

“Në periudhen kur Bardhi ka qenë përfaqsues i koalicionit tonë në parlament (2009-2012), nuk ka respektuar marrëveshjen për përfaqsim të koordinuar politik. Gjatë 5 vitetve të fundit, edhe pse i kemi kërkuar disa herë, ai nuk ka pranuar të takohet me perfqësuesit e Alternativës Shqiptare” – thuhet në deklaratën e kësaj partie.

“Vetëm tani pas 5 viteve na është bërë e ditur se si Bardhi i ka perdorur mjetet financiare që koalicionit i kanë takuar për fushatën zgjedhore. Këtë e ka bërë tani që është vënë në pikëpyetje pozicioni i tij. Natyrisht që ne nuk mund të pajtohemi me një raport të tille pas 5 viteve, edhe pse ja kemi kërkuar qysh në vitin 2009. Detyrimet që LD në MZ dhe Bardhi kane pasur ndaj ASh, në mënyre që subjekti jonë te funksiononte normalisht nuk janë plotësuar, dhe kanë rezultuar në dëm të ASh-së, cka ato sot e pranojnë edhe pse për dy vjet kanë deklaruar të kundërtën.” – thonë në ASH.

Ata i bënë thirrje Partise Demokratike dhe kryetarit të saj Fatmir Gjeka, të rikujtojë qëndrimin e tij dhe të ASh-së  në lidhje me rotacionin e deputetëve kur u zgjodh si  kryetar i Komunës së Ulqinit.

“Ne do ta mbajmë fjalën! Pa hyrë në detaje, i bëjmë thirrje PD-së të respektojë deri në fund marrëveshjen e nënshkruar me AA para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012. Duke u nisur nga faktet, AA merr vendimin e vetëm të arsyeshëm, që deputeti i saj Nikë Gjeloshaj, të mos japë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.” – thuhet në mes tjerash në deklaratën e Alternativës Shqiptare.