Aleanca Qytetare: Mandatet e pakicave vendimtarë për pushtet

0

Kryetari i Aleancës Qytetare Boris Raoniq, tha për gazetën “Dan” se mandatet e pakicave do të jenë vendimtarë për formimin e pushtetit pas zgjedhjeve të ardhshme, edhe pse partitë qytetare synojnë gjithnjë e më tepër elektoratin e tyre.

Sipas Raoniq Partia Boshnjake ka mundësi reale të marrë mandatin e katërt, pasi ka strukturë të fortë partiake dhe mban pushtetin në tri komuna.

Sa u përket partive shqiptare, Raoniq tha se vetëm Forca mund të sigurojë mandatin pa hyrë në koalicione, kurse të tjerave do tu duhen kombinime të ndryshme për arritjen e këtij qëllimi.

Shqiptarët sipas ligjit aktual kanë mundësi reale të kenë tre mandate, por si rezultat i përcarjeve primitive lokaliste, politike dhe shpesh edhe atyre fetare, rrezikojnë edhe mandatin e dytë.