Albin Kurti: Politikanët e Kosovës duhet të ishin në burg

0

Lideri i levizjes “Vetevendosje” Albin Kurti, në një intervistë te dhënë për edicionin në gjuhën serbo-kroate të radios “Europa e Lire” tha se gjendja social-politike në Kosovë është alarmante dhe kjo për shumë arsye.

Ai theksoi se qeveria e Kosovës po degradon qytetarët në cdo kuptim dhe se tentativat për implementimin e Asosacionit të komunave me shumice serbe është boshnjakëzim i Kosovës që do ta bënte atë një shtet jofunksional, sic është Bosnja.

Ai marreveshjet e Thacit me Beogradin i quajti thjesht tregti dhe se për të parën herë qeveria e Kosoves ka marredhenie me te mira me Beogradin se sa me Shqiperinë.

Në fund ai shtoi se politikanët e Kosovës duhet të ishin në burg për krime të pas luftës dhe jo për krimet e imagjinuara gjatë saj.