Alaj: Shqetësuese që disa prind nuk i regjistrojnë fëmijët në qendrën ditore

0

Drejtori i qendrës ditore për fëmijët me pengesa në zhvillim “Sirena”, Bilal Alaj, tha për TV Teuta se këtë vit janë regjistruar 14 fëmijë me vendim të komisionit për kategorizim.

Por sipas Alaj, ky numër në realitet është më i madh dhe është shqetësuese që disa prindër nuk i regjistrojnë fëmijët në qendrën ditore.

Ai shtoi se qëndra tashmë është pothuajse e kompletuar me kuadro, nga të cilët mungon defektologu, i cili është kuadër deficient edhe në nivel vendor.

Alaj njoftoi se së shpejti kjo qendër do të pajiset edhe me dhomën senzorike që e financon Ministria për mirëqenie sociale dhe UNICEF.