Aksidenti në Pinjesh: Policia arreston drejtorin e kompanisë që kryente shëmbjen

0

Shëmbja e objektit ilegal në Pinjesh dhe aksidenti në të cilin humbi jetën Miroslav Gluscica, do të kenë vazhdimësinë e vet në gjykatë.

Sic njofton “Vijesti”, policia ka arrestuar Miodrag Zoric, drejtorin e “DM Company” nga Niksici , kompani e cila ishte e angazhuar në procesin e shëmbjes dhe në të cilën Gluscica punonte.
Zoric akuzohet për akt në kundërshtim me sigurinë e përgjithshme dhe do të paraqitet para gjykatësit u cili do të vendosë nëse i akuzuar do të mbrohet në liri ose do ti caktohet masa e paraburgimit.

Punëtori Miroslav Gluscica(37), humbi jetën pardje kur mbi të ra pllaka e betonit në katin e katërt, kurse një kolegu i tij u lëndua rëndë.