Aeroplani i policisë bie në liqenin e Shkodrës

0

Aeroplani i policisë i cili përdoret për fikjen e zjarreve, ka rënë në liqenin e Shkodrës sot rreth orës 11.00, njofton televizioni “Vijesti”.

Mësohet se piloti Branislav Stojanoviq nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së punëve të mbrendshme, aeroplani AT802A ishte në mision të fikjes së zjarrit, dhe në liqe ishte duke u mbushur me ujë. Shkaqet e aksidentit dhe dëmtimet e aeroplanit do të bëhen të njohura pas kryerjes së procedurave të nevojshme nga institucionet përkatëse, u tha nga kjo ministri.