Mbrëmë në restoranin “Barbana” në Adë u mbajt hapja solemne e edicionit të 3-të të Green Culture Fest.
Pas dy viteve në Porto Montenegro, edicioni i sivjetshëm u vendos të mbahet në Ulqin. Organizatorët shprehën gatishmërinë që edhe edicioni i vitit të ardhshëm të organizohet poashtu në qytetin tonë.
Të pranishëm në hapjen solemne ishin përfaqsuesit e OJQ “Rrethi” nga Londra, zyrtarë të komunës së Ulqinit, ambasadorët e Polonisë, Francës, konsulli i Britanisë së Madhe, si dhe mjaft dashamirës të artit dhe natyrës.
Të pranishmit në emër të komunës i përshëndeti kryetari Fatmir Gjeka, i cili theksoi se Ada jo më kot është zgjedhur si vend i mbajtjes së këtij manifestimi, pasi ajo është e njohur si vend i qetësisë dhe harmonisë natyrore.
Green Culture Fest do të zgjasë deri të shtunën me 12 shtator.