Ada: Paratë që paguajnë pronarët e shtëpizave nuk dihet ku shkojnë

0

Deputeti dhe kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq, do të inicojë ndëgjimin e ministrit të turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq, si dhe drejtorit të NP Të Mirat Detare Rajko Baroviq, për arkëtim të paligjshëm të pagesave për shfrytëzimin e shtëpizave në Adë.

Sipas Pajoviq, arkëtimi i këtyre të ardhurave që vazhdon nga viti 2008, është i paligjshëm dhe nuk dihet se ku shkojnë këto mjete.

Sipas të dhënave nga Të Mirat Detare, vetëm gjatë viteve 2012 dhe 2013 janë nënshkruar marrëveshje me vlerë 3.2 milionë euro, por investimet në Ulqin janë larg kesaj shifre.

Gjithashtu, thotë Pajoviq, në katalogun e vitit 2010 janë shtuar më shumë objekte, edhe pse me atë të vitit 2008 kjo nuk ishte i paraprë ndërtimi i objekteve të rinj.