ABR (URA): Rakçeviq kryetar, Abazoviq nënkryetar

0

Këshillit inicues i Lëvizjes Qytetare vendosi që emri i ri i saj të jetë Aksioni i bashkuar reformist (Ujedinjena reformska akcija), kurse Zharko Rakçeviq do të jetë kandidat për kryetar.

Kandidatët për nënkryetarë janë Dritan Abazoviq, Bozhena Jelushiq dhe Rade Bojoviq.

Konventa themeluese do të mbahet me datën 14 mars kur do të bëhet edhe prezantimi i Këshillit koordinativ i përbërë nga ekspertë të njohur.

Kjo lëvizje politike është rezultat i bashkimit të disa organizatave dhe, sipas deklaratave të këtij grupimi, qëllimi i saj është një Mal i Zi më i drejtë, më i sigurtë dhe me një mirëqenie më të lartë, çka mund të arrihet vetëm me ndërrimin e pushtetit aktual.