Abazoviq: Serbët më të rrezikuarit në Mal të Zi

0

Deputeti i pavarur dhe një nga themeluesit e Lëvizjes Qytetare Dritan Abazoviq, tha në një intervistë per portalin IN4S që Mali i Zi ka nevojë për ndryshime urgjente në të gjitha fushat, dhe në këtë drejtim nuk duhet të menjanohet mundesia e protestave në rrugë.

Ai theksoi se protestat janë një model i luftës së mundshme të opozitës dhe si të tilla ato nuk duhen të eliminohen paraprakisht.

“Deri tani unë kam pëlqyer gjithmonë për të shkuar në protesta, dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen nëse ata organizohen nga subjektet e opozitës,” tha Abazoviç.

Ai u pajtua me vlerësimin se në Mal të Zi  sot më e vështirë ështe të jesh serb, duke shtuar se kjo ishte shkatërruese për shoqërinë tonë.

“Serbët në Mal të Zi meritojnë të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë, dhe për sa kohë që çdo formë e diskriminimit të tyre, ose njerëzve të tjerë në Mal të Zi është i pranishëm, shteti nuk do te mund të perkufizohet si shtet qytetar. Fatkeqesisht, derisa të kemi qeveri anti-qytetare , ndryshime me siguri nuk do të ketë, “tha Abazoviq.

Ai tha se është për pranimin e Malit të Zi në NATO, por se për këtë pyetje duhet të hapet një dialog me qytetarët.

“Qytetarët në asnjë mënyre nuk duhen anashkaluar kur të merret vendimi për këtë çështje, dhe eshte cështjë e racionalizmit dhe pragmatizmit se cili model do të implementohet. Nëse kemi një publik të mirinformuar, atëhere do të jetë e qartë nëse duhet të shkojë në referendum ose jo. Problemi i vetëm është nëse kemi situatë te kundërt, sic edhe është në këtë moment ” tha Abazoviq.