Abazoviq: Nga Cetina me krenari është valëvitë flamuri i lirisë përmes historisë së gjatë të krijimit të Malit të Zi.

0

Cetina është inspirim dhe frymëzim pashtershëm në historinë e Malit të Zi ka thënë Dritan Abazoviq kryetari lëvizjes qytetare URA me rastin 13 nëntorit, ditës së Cetinës.

“Qyteti i cili me historinë e tij dëshmon për rëndësinë që ka pasur për historinë e Malit të Zi, Metropoli i shtetit të vogël, që me kulturë, trashëgimi dhe historinë e tij të pasur mund të krahasohet edhe me vendet më të pasura dhe më të zhvilluara.

Nga Cetina me krenari është valëvitë flamuri i lirisë përmes historisë së gjatë të krijimit të Malit të Zi.

Në këtë qytet janë shkruar vetëm fitoret për të cilat bota ka dëgjuar për Malin e Zi të vogël. Në këtë ditë duam të kujtojmë të gjithë, së dëshirojmë që Cetina të kthehet në qytet diplomatik dhe në qytet ku çdo gjë është nisur dhe ku është krijuar shteti i Malit të Zi, tha Abazoviq.

Dikur ishte një qytet industrial dhe qytet me perspektivë por tani duhet të kthehet në shtigjet e vjetra dhe t’u sigurojë qytetareve të Cetinës një perspektivë që ata mos të largohen nga vendi. Është detyrë dhe obligim i të gjitha subjekteve relevante dhe të mira në jetën publike të Malit të Zi,” përfundoi Abazoviq