Abazoviq konfirmon bisedimet me Lekiqin

0

Një nga lideret e Lëvizjes Qytetare, Dritan Abazoviq, në një deklaratë për televizionin Vijesti tha se kishte biseduar me liderin e Frontit Demokratik, Miodrag Lekiq, në prag të formimit të kësaj levizjeje.

Ai poashtu ka theksuar se do ta kishte kënaqësi që Lekiq të ishte në ballë të Levizjes ose të kenë një bashkëpunim në forma tjera.

Sipas Abazoviqit, bisedimet me Lekiqin, kanë qenë joformale dhe miqësore por se ai u ka dhënë përparësi bisedimeve brenda Frontit Demokratik.