Abazoviq: Jemi të vendosur të çlirojmë Nikshiqin

0

Fushata për zgjedhjet lokale ka filluar. Sot ne sheshin e lirisë në Nikshiq Lëvizja Qytetare URA organizoi konferencë për media ku u prezantua vendimi për bartësin e listës në Nikshiq, Rade Milosheviq.

Dritan Abazoviq tha në pres konferencën që nuk është e rastit që kemi zgjedhur Sheshin e lirisë për këtë konferencë, ne jemi të vendosur të çlirojmë Nikshiqin. Nikshiqi është bartësi i zhvillimit në Mal të Zi, qytet i cili ka njerëz krenar dhe që meriton shumë më tepër. Lista jonë do të ketë 4 doktorë shkencash dhe përveç tyre do ketë edhe doktorë shkencash të tjerë që do të na japin përkrahje.

Kandidati Jonë Millosheviq ka qenë kontrollori më i mirë në qeverinë e besimit zgjedhorë dhe që tani ka Rade Millosheciq ka një mision të ri.

Në këtë konferencë përveç kryetarit të URA Rakçeviq morën pjesë disa nga doktor të shkencës si, dr. Tatjana Gjurishiq-Beçanoviq, dr. Rajka Glushica, dhe dr. Bozhena Jelushiq të cilat janë të njohura publikut si anëtaret e grupit punues të Fjalorit të akademisë së shkencave malazeze që u tërhoq për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve.