Abazoviq: Deklarata e Nik Gjeloshaj është trashanike. (VIDEO)

0

“Ështe diçka më trashanike çka kam dëgjuar kohëve të fundit” deklaroi Dritan Abazoviq duke u përgjigjur gazetarit të portalit proserb, IN4S lidhur me deklaratat e Nik Gjeloshaj pas mos-aprovimit të ligjit për rëndin publik.

“Është normal që ky ligj nuk ka kaluar sepse është  i parëndësishëm dhe nuk ka pse të akuzohet opozita pasi që nuk i ka kaluar në koalicionin e tij që përben shumicë” deklaroi Abazoviq.

Kujtojmë që ligji për rendin publik aktual ndalon mbajtjen e flamurit kombëtar në publik dhe propozim për ndryshimin e ligjit e kanë propozuar përfaqësuesit e partive shqiptare.

Pas mos-aprovimit Nik Gjeloshaj deklaroi që deputetët që kanë votuar kundër këtij propozim ligjit, nuk janë të mirëseardhur në trojet ku jetojnë shqiptarët.

Abazoviq që është deputet në Parlament nuk ka marr pjesë në këtë seancë.

Ju ftojmë të ndiqni Videon pas 45:00