7Marsi – Instituti IDEA vizitë shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros

0

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA nga Ulqini, ditën e mërkurë me 04.03.2015 për nder të festës 7 marsit ditës së mësuesit, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”Ostros, Krajë.
Ky është viti i dytë radhazi që Instituti IDEA për nder të kësaj feste dhuron libra nëpër shkollat fillore në komunën e Ulqinit.
Këtë vit bordi drejtues i Institutit IDEA vendosi që të dhuroj sasi të librave për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ostros duke përfshirë edhe 4 paralelet e saja të ndara në fshatrat përreth.
Instituti IDEA në shenjë respekti të veçantë për veprën, punën e tyre të palodhur dhe fisnike në misionin e mëkimit të dijës dhe fanarit ndriçues të vlerave qytetare, në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, ka shprehur dëshirën që këto mësues e arsimtarë të iu dhurojmë nga një dhuratë simbolike, nga një libër.

11052373_10206349128835631_915182161095806518_n 10255666_10206349124635526_688479417490282398_n