Duke pritur me ankth rreshjet e reja

0

Epilogu i dëmeve të shkaktuar nga shirat dhe rrëshqitjet e dheut në komunën e Ulqinit është mjaft i madh, por akoma nuk ka një shifër përfundimtare.

Krruç nga rrëshqitja e dheut katër shtëpi janë shkatërruar plotësisht, më shumë se tridhjetë janë dëmtuar, kurse pronarët e shtëpive tjera me ankth presin reshjet e reja, shkruan “Vijesti”.

Anëtari i shtabit të emergjencës Saubih Mehmeti, për këtë gazetë tha se gjendja për momentin është stabile por nuk ka siguri se çfarë pasojash mund të sjellin rreshjet e reja. Ai shtoi se komisioni akoma nuk e ka vlerësuar lartësinë e dëmeve.

Sekretari për urbanizëm Mustaf Gorana, tha se në atë zonë janë shtëpi që kanë leje të lëshuar kohë më parë, pasi DUP-i është i suspenduar tash dy vjet. I pyetur nëse pronarët mund të kërkojnë dëmshpërblim nga Komuna, ai u përgjigj negativisht.

Për rrugën në Freskanjel, të cilën në gjatësi prej 50 metrash e ka shkatërruar vërshimi i ujit nga Buna, Mehmeti tha se duhet ndihma e qeverisë pasi sanimi është i shtrenjtë.

Komisionit për vlersimin e dëmeve nga përmbytjet deri tani i kanë mbërritur 47 kërkesa, 42 për objekte private dhe 5 firma.

Kryatari i komisionit Milazim Mustafa, tha se vlerësimi përfundimtar nuk është bërë akoma, kurse dëmet e shkaktuara nga erërat e furishme me 11 janar kapin shifrën prej rreth 50 mijë eurosh.