Si u anullua tenderi për makinë!

0

Komuna e Ulqinit, në portale jo të Komunës, ka bërë me dije se ka anulluar tenderin e shumpërfolur për blerjen e makinës së re për kryetarin.

Në kumtesë lihet për tu kuptuar se ky anullim ka ardhur si pasojë e presionit publik dhe anëtareve të koalicionit. Edhe pse kjo është e vërtetë, prap nuk është gjithë e vërteta.

Presioni publik dhe reagimi i anëtareve të koalicionit, në këtë rast i klubit të Forcës, erdhi vetëm pas informimit nga ana e portalit tonë, pasi tenderi nuk ishte shpallur në sajtin e Komunës, dhe shumë prej tyre as nuk kishin njohuri për këtë tender. Edhe pse ishte e njohur që ekzistonte një iniciative e tillë, që sipas mjaft prej tyre ishte komplet e panevojshme, mos publikimi i tenderit në sajtin zyrtar të Komunës tregon për një tendencë që pushtetarët tanë akoma nuk e harrojnë. Ikjen nga transparenca!

Ne si portal nuk ushqejmë iluzion se do të ja arrijmë të edukojmë brezin e pushtetarëve që çdo gjë janë mësuar ta bejnë pas krahëve të opinionit publik, duke harruar se janë zgjedhur në shërbim të popullit. Por nëse e arrijmë, qoftë edhe në një rast të vetëm, ti pengojmë në këto tentativa, atëhere ja kemi arritur qëllimit.