Dita e Verës në Elbasan: Merr pjesë edhe SH.A. “Tradita”

0

Më 14 Mars 2015, nën patronazhin e Bashkësisë së Elbasanit organizohet manifestimi gjithëpopullorë Dita e Verës. Për herë të parë në një manifestim të tillë merr pjesë SH.A. “Tradita” nga Komuna e Ulqinit.

Kjo shoqëri do të prezantohet para publikut më dy koreografi , njëra më motive anamalëse,  tjera më motive mbarëkombëtare kurse kënga do këndohet nga studentja për Kanto në shkollën “Prenk Jakova” në Shkodër, Egzona Salaj. 

Manifestimi Dita e Verës është festë më origjinë pagane. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.