Sot protestë e opozitës në Tiranë

0

Partia Demokratike e Shqipërisë do të kërkojë sot dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, përmes protestës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skëndërbej” të Tiranës.

Ditën e djeshme kreu i opozitës, Lulzim Basha, kishte mbledhur të rinjtë e Partisë Demokratike për t’iu dhënë mesazhin e protestës së sotme në Tiranë.

Basha tha dje se protesta do të jetë paqësore, përderisa fajësoi qeverinë për gjendjen e vështirë ekonomike, por më së shumti u ndal tek akuzat e deputetit Tom Doshi kundrejt Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Ai e quajti dyshen Rama-Meta një qeveri të papërgjegjshme që pasi e zhytën popullin në skamje e taksa pa fund, tani po nisin të lajnë hesapet me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se në këtë protestë nuk do jenë vetëm, pasi në krah kanë vullnetin, urimet dhe bekimet e aleatëve, demokracive evropiane dhe SHBA-së