5.4 miliardë për rindërtimin e Gazës

0

Fuqitë ndërkombëtare i tejkalojnë pritjet e Abbas-it me donacione të frytshme nga Katari, BE-ja, Turqia dhe Emiratet.

Në konferencën e donatorëve të mbajtur në Kairo të Egjiptit për mbledhjen e parave me qëllim rindërimin e rripit të Gazës pas luftës që u zhvillua këtë vit në mes të Hamas-it dhe Izraelit, u premtua ndihma prej 5.4 miliardë dollarë për rindërtim, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë të dielën.

Katari premtoi 1 miliardë dollarë për rindërtim, përsëri duke përdorur pasurinë e vet të madhe për përforcimin e rolit të vet si faktor rajonal, përderisa rivali i saj i Gjirit Arab – Emiratet e Bashkuara Arabe premtuan 200 milionë dollarë.

Premtimin e dha edhe Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, i cili më heret paralajmëroi ndihmë prej 212 milinë dollarësh amerikanë. Bashkimi Evropian premtoi një shumë prej 450 milionë euro (568 millionë dollarë), ndërsa Turqia, e cila gjithashtu luan rol të madh si faktor në Lindjen e Mesme në vitet e fundit, tha që do të dhurojë 200 milionë dollarë.

Organizatorët e Konferencës së Kairos shpresojnë që ndihma financiare e premtuar do paguhet brenda periudhës prej tre vitesh.

REUTERS02014-10-11T202635Z_1001831862_GM1EAAC0C6A01_RTRMAD722070_b

 

56331780100090640360no