Nimanbegu insiston në rregullimin e Bunës dhe hapjen e pikave kufitare në Shënkollë dhe Skje

0

Në mbledhjen e përbashkët të disa këshillave të Kuvendit të Malit të Zi, të inicuara nga deputeti Genci Nimanbegu, u diskutua për rregullimin e rrjedhës së lumit Buna, si problem i cili kërkon zgjidhje pa marrë parasysh koston, pasi rrjedhshmëria e këtij lumi është e domosdoshme për valorizimin turistik të liqejve të Shkodrës dhe Shasit.

U vlerësua se në këtë kontekst është i rëndësishëm bashkëpunimi me Shqipërinë dhe se lundrueshmëria e Bunës duket të rregullohet në marrëveshje me shtetin fqinj.

Gjithashtu u fol edhe për nevojën e hapjes së pikave të reja kufitare, Shënkollë-Pulaj dhe Skje-Zogaj, të cilat kanë rëndësi për zhvillimin e turizmit por edhe lehtësimin e jetesës së banorëve të këyre zonave.