Abazoviq: Nuk do të hyjmë në Kuvend për NATO-n. Duam zgjedhje te reja.

0



Partia Socialdemokrate  ka njoftuar se do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Mali të Zi  në rastin e votimit për NATO, çka nga zyrtarët e kësaj partie ishte paralajmëruar edhe më herët.

Për dallim nga partitë tjera që janë deklaruar kunder integrimeve në NATO, Levizja Qytetare URA deklarativisht shprehet pro integrimeve euroatlantike, por kryetari i porsazgjedhur Dritan Abazoviq përndyshe shqiptar, ka deklarur se nuk do ta përkrahin votimin në Kuvend nëse nuk sigurohen zgjedhjet e reja .

Nga ana tjetër, koalicioni “Shqiptarët e Vendosur” dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e këtij koalicioni, do të votojnë për integrimin e mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij të fundit në Ulqin, në një intervistë për Tv Teuta  deklaroi se  shqiptarët  tash dy herë e shpëtojnë Malin e Zi. 

Njëherë duke votuar pavaresinë dhe në rastin e dytë duke përkrahur integrimin në NATO, duke iu referuar koalicionit “Shqiptaret e Vendosur”.