16 shqiptarë në një kamion me pemë Krishtlindjesh

0

Nuk reshtin së surprizuari me mënyrat që emigrantët shqiptarë zgjedhin për të kaluar kufirin dhe për tu futur në Britani.

Gazeta “The Telegraph” shkruan sot se 16 shqiptarë janë zbuluar nga policia franceze brenda një kamioni që transportonte pemë Krishtlindjesh. Sipas gazetës ata janë ndaluar gjatë kontrollit në portin Dieppe, teksa kamioni me pemë Krishtlindjesh priste të imbarkohej në një traget, që do ndalonte në portin anglez New Haven. Policia ka arrestuar dy shoferët polakë të kamionit, ndërsa emigrantët janë dërguar në një qendër paraburgimi rajonal, me përjashtim të dy të miturve.

Dy shoferët polakë të kamionit janë marrë në paraburgim dhe do të paraqitet në gjykatë të martën. Autoritetet në të dy anët e kanalit janë duke luftuar për të frenuar valën e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë kalimin nga Franca në Britani.

Nuk ka informata nëse ndonjëri prej tyre është shqiptar nga Mali i Zi, por duke parë valën e emigrimit të të rinjve që ka marrë hov kohët e fundit, nuk do të jetë cudi nesë në ditët e ardhshme në lajme të tilla të lexojme edhe emrin e ndonjë bashkeqytetarit tonë.