Fillon realizimi i projektit në ujësjellës dhe kanalizime

0

Sot në Komunën e Ulqinit  u nënshkrua  kontrata  me kompaninë Hydrophil GmbH nga Austria , kompani e renditur e para  në  tenderimin  për zgjedhjen  e konsultantit  për implementimin  e masave  investuese në Ulqin.

 Marëveshtja u nenshkrua  nga  kryetari i Ulqinit Nazif Cungu,Drejtori ekzekutiv i Vodacomit  Boris Vukoviq dhe Presidenti  i kompanisë Hydrophil GmbH  Gerald Eder.

Kryetari  Cungu dhe nenshkruesit e tjerë, vlerësuan lartë nenshkrimin e mareveshtjes.

Me përfundimin  e procedurës së tenderimit  dhe nenshkrimit të marëveshtjes  me vlerë 1.538.426,97 euro krijohen kushtet e domosdoshme  per vazhdimin e aktiviteteve  per avansimin e  furnizimit  me uj  dhe infrastrukturës  se kanalizimit  ne Komunën e Ulqinit.

Me marrëveshje është e paraparë që faza projektuese të zgjasë më pak se një vit, pas së cilës do të fillojë hapja e tenderave për fillimin e punimeve. Koha e përfundimit të këtij projekti madhor dhe vital për zhvilllmin e Ulqinit parashikohet të jetë marsi i vitit 2020.