Komuna: Shërbimet janë në terren, qëndrojmë në dispozicion të qytetarëve

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, mbajti sot një konferencë për media me të cilën opinionin publik e njoftoi me veprimet që ky institucion ka ndërmarrënë lidhje me dëmet e shkaktuara nga moti i keq në Komunën e Ulqinit.

“Të nderuar  të pranishëm , e kam thirur këtë konferencë për  tju njoftuar shkurtimisht  me pasojat  e dëmeve  të shkaktuara  nga  reshtjet e shiut dhe  masat  që po ndërmarrim për sanimin e situatës.

Me keqardhje  mund të konstatoj  që moti i lig i përcjellë me shi të intensitetit të lartë për  këtë kohë të vitit ,  ka shkaktuar dëme të mëdha në tërë teritorin e komunës tonë. Që mbrëmë  kemi përcjellur me vëmendje  situatën,  kemi vizituar  zonat e rrezikuara dhe kemi qenë  në kontakt  me shërbimet  përkatëse

Sot , në mengjes  kemi dalë përsëri  në terren me  shërbimin e  mbrojtjes  dhe  kemi vizituar  të  gjitha zonat që  kanë pësuar  nga  reshjet e shiut. Situata  është e vështirë por më problematike  paraqitet në Ranë në Plazhin e madh , në Shtoj në Zogaj, etj.

Ka shembje  të dherave në Ulqin  dhe kjo vështirëson komunikacionin, andaj  po  bëhen  përpjekje me NP që  situata  sa me parë të sanohet.

Kemi paralajmerime  nga qytetarët  që uji ka hyrë edhe nepër shtëpia dhe  ka shkaktuar dëme të mëdha. Dëme kanë paralajmëruar pronarë  të objekteve afariste , restoranteve , farmave,  bujq,  dhe pronarë automjetesh etj. Dëme të konsideruara janë shkaktuar  në katin përdhesë të gjimnazit, dhe në Qendrën e  fëmijëve ,,Sirena,,  Komuna po përcjell situatën dhe po ndodhet pranë  atyre që kanë nevojë duke vënë në dispozicion  pompa, bagera, thasë me ranë etj.

Ka filluar larja e rrugëve,  spastrimi i kanaleve , dhe menjanimi i sasive  të mbeturinave. Ska dyshim që të gjithë kësaj situate  i kontribon ndërtimi  i pakontrolluar . Për momentin nuk mund të flasim  për  masën e dëmit , por mesiguri që ai do të jetë i madh , cka është detyrë e  komisionit .

Kam emëruar një ekip të vecantë  i cili do  të jetë  permanet në terren , duke  vizituar pjesët më problematike ,duke  bërë incizime fotografike dhe incizime  filmike  që më pas  komisioni ta ketë  më të lehtë për  vlerësimin sa më real.  Unë ftoj qytetarët  për bashkëpunim dhe për  cdo gjë që ata do të kenë   të komunikojnë  me shërbimet tona.”