Klubi i taekwondos “Ulqini” kthehet me 11 medalje nga turneu në Podgoricë

0
Të shtunën me datë 30.04.2016 në Podgoricë u mbajt turneu ndërkombëtarë ” Podgorica open 2016″ në sportin olimpik të Taekwondo-së.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rrethë 300 garues nga 8 shtete si, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Senegal, Bosna etj. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues dhe dy arbitera. Rezultati për garuesit e Ulqinit ishte: Gjithësejt 11 medalje të fituara prej tyre 4 të arta, 1 të argjendit, dhe 6 të bronzit. Me medalje të arta u kurorzuan këto garues me nga dy luftëra të fituara. Ardiana Karamanaga, Amra Dushku, Sara Kraja dhe Edina E’dina Kraja.
Me medalje të Argjendit u kurorzua Medina Kanaqi. Ndërsa me medalje të bronzit u kurorzuan, Enes Dushku, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga dhe Muhamed Ukoshata. Ndërsa në cilësinë e referit ishte Allmedin Suka dhe Fikret Dushku. Falenderojmë sponsorët për kontributin e dhënë si dhe prindërit e garuesve.

Info: Taekwondo Ulqini – Ulcinj