Ullishtarët nga Ulqini paraqiten me sukses në Kroaci

0

Gjatë fundjavës së kaluar në Brac të Kroacisë është mbajtur manifestimi ndërkombëtar i ullishtarisë  “Nocnjak 2016” , në të cilin  pjesmarrës ishin shumë konkurentë nga shtete të ndryshme të rajonit të Mesdheut.

Ulqini u prezantua me 45 ullishtarë të cilët sollën  tre medalje dhe mirënjohje  nga prodhuesit e vajit të ullirit.

Medalja e arit për cilësinë e vajit u fitua nga Mentor Zejnelaga kurse të argjendta u fituan nga Arben Elezaga dhe Bekim Basha.