Axhemoviq për shkarkimin: Refuzova të nënshkruaj faktura të dyshimta

0

Deklaratë në lidhje me arsyetimet në media për shkarkimin e Sekretarit të Komunës së Ulqinit

 

Në lidhje me arsyet që Fatmir Gjeka dha për shkarkimin tim nga posti i Sekretarit për buxhet dhe financa, sipas të cilave unë nuk paskam kryer obligimet e mija konform rregullave të punës, më duhet të njoftoj opinionin publik me faktet e mëposhtëm.

Të dashur qytetarë, shkarkimi im nga ana e Fatmir Gjekës ishte vetëm çështje kohe pas vendimit për  nënshkrim të dyfishtë të fakturave. Atij nuk i përshtatej fakti që unë refuzova të nënshkruajë  disa faktura të rëndësishme për të e tejet të dyshimta për mua.

Për dy vjet, gjatë kohës që isha  Sekretar, ne kemi arritur të rrisim të ardhurat e pushtetit lokal me mbi 40%. Këto rezultate mund të vërtetohen lehtë, pa pasur nevojë për dezinformim të opinionit me deklarata boshe siç bën Gjeka.

Pjesa më e madhe e borxhit prej  7 milion eurosh të cilin e përmend ai, i takon pikërisht periudhës kur Sekretar ishte Fatmir Gjeka.

Tatimi mbi pasuritë e patundshme në vitin 2014 u realizua në masën 97% e të ardhurave të planifikuara, kurse në vitin 2015 u realizua 89% ose në vlerë prej 1.335.054 €, e cila është edhe shuma më e madhe e vjelur ndonjëherë nga ky tatim në Komunën e Ulqinit. Edhe 2200 konkluzionet mbi vjeljen e dhunshme gjatë vitit 2015 flasin për punën time, pasi më parë kishte  400-600 konkluzione të tilla.

Poashtu  të gjitha të ardhurat e tjera në periudhën kur isha Sekretar patën rritje të vazhdueshme, gjë që mund të përcaktohet lehtë duke vështruar  tabelën e mëposhtme për të cilën unë u jam mirënjohës bashkëpunëtorëve të mi.

Godina 2012 2013 2014 2015
Porez na nepokretnost     1,069,750.00     1,162,248.00     1,257,611.00     1,335,054.00
Lokalna kom.  Reklame           82,699.00           57,715.00         109,796.00           83,189.00
LKT Javna povrs.           19,022.00             4,495.00             5,806.00           24,262.00
Komunalije           20,624.00         161,330.00         265,936.00         416,867.00
Privr. Lokacije         225,862.00         218,868.00         273,170.00         371,197.00
Boravisna taksa         177,649.00         214,206.00         226,079.00         310,633.00
Članski doprinos               4,245.00           14,296.00           62,467.00

 

Është më se ironike që në arsyetimin e shkarkimit  Gjeka përmend mungesën e efikasitetit të mbledhjes së të ardhurave vendore.

Është gjithashtu ironike dhe pretencioze që selektiviteti të deklarohet si arsye për pushimin nga puna, pasi selektiviteti është pikërisht karakteristikë e njohur e punës së Gjekës. Të kishte pyetur  antarët e partisë së tij që punojnë në këtë sekretariat, jam i sigurtë se do ta kishin demantuar.

Ai solli mosbesim dhe përçarje midis qytetarëve dhe punëtorëve për shkak të selektivitetit në punësim në bazë të kontratës për vepër, ku për anëtarët e familjes dhe shokët  e partisë siguroi rroga në kohë dhe pagesën e kontributeve, ndërsa për të tjerët që janë më pak të rëndësishëm këtë nuk e konsideroi si të nevojshme.

Të njëjtin parim zbatoi për pagesën e kompensimit për dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, me miratimin e pagesave për persona të zgjedhur e jo për të gjithë pa përjashtim.

Pagesa selektive u bënë edhe në rastet e ndihmave sociale, për klubet sportive dhe OJQ-të .

Është e lehtë të konkludohet se Fatmir Gjeka me vendimet për shkarkimin tim dhe kolegëve të mi kishte vetëm një qëllim, revanshizmin politik.

Me emërimin e personave të tij të besueshëm ai krijoi kushtet për pagesa jo-transparente lidhur me detyrimet që janë krijuar në bazë të korrupsionit politik.

Dhe së fundi,  shfrytëzoj rastin që ta falenderojë për bashkëpunimin “korrekt” dhe ofertën bujare për të më ofruar një vend pune  për dhembshmëri sepse kam tre fëmijë. Po ta kishte me të vërtetë këtë qëllim do ta kishte bërë atë ditë që nënshkroi vendimin për shkarkim, dhe për të cilin fjalën e fundit do ta japin organet kompetente shtetërore.

Dhe aty Gjeka ishte selektiv, për çka pa të drejtë më akuzoi mua.

Publikisht refuzoj një ofertë të tillë, sepse nuk më duhet lëmoshë nga Fatmir Gjeka.

 

Valdet Axhemoviq