Rruga Ulqin-Krythë: Projektuesi kompani e panjohur nga Gjibraltari

0

Kompania “Mehanizacija i programat” e cila është e regjistruar në shtetin e vogël të Gjibraltarit, ka realizuar projektin kryesor me vlerë rreth 86,000 euro për rrugën Krythë-Ulqin. Kjo kompani , siç shkruan gazeta Vijesti , është e lidhur ngushtë me kryetarin e komunës së Nikshiqit Veselin Grboviq, gruaja e të cilit ndodhet e punësuar në këtë kompani.

Pronar i kësaj kompanie është shtetasi britanik Pol Robert Hejs, i cili në portfolin e vet ka të regjistruar edhe mjaft kompani tjera. Kjo gazetë e cila thirret në investigimet e Rrjetit të gazetarëve të pavarur, e dyshon kryetarin e komunës së Nikshiqit për konflikt interesi, pasi kësaj kompanie i ka caktuar punimet me vlerat më të mëdhaja të cilat kapin shifra milionëshe.

Tenderin për ndërtimin e kësaj rruge me vlerë rreth 9 milion euro, fillimisht e fitoi “Tehnoput”, por procesi u anullua për shkak të ankesave nga kompanitë tjera pjesmarrëse në tender.