Investitorët turq përsëri në Ulqin. Akua parku në lokacion të ri

0

Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunetorët  e tij pritën në një takim  pune perfaqësuesit e kompanisë turke,,Polin ,,të cilët  edhe mëtej  insistojnë  që të realizojnë projektin e  akva  parkut në Shtoj.

Pas  bisedimeve të  hapura dhe miqësore  palët  u dakorduan  për dislokimin e parcelës  me siperfaqe te njëtë sa e para , pra rreth 25 mijë  meter katrore  që kompanisë do  ti ofrohet  me qira.

U tha që komuna  në kohë  rekorde  do   të kryjë obligimet e saja  dhe pëlqimi nga ana e Kuvendit do te jetë gati. Nga ana tjetër investitori shprehu  gadishmëri që  në muajin mars të fillohet  me realizimin  e ketij projekti.

Kompania turke  krahas  këtij investimi  është e interesuar që   të investoje edhe ne  projekte te tjere  në Ulqin , vecmas  ne fushën e  turizmit.

 

/ul-gov.me/