Forca: Antarsimi në NATO dhe BE, prioritet i Forcës dhe i gjithë shqiptarëve

0

  Kumtesë për opinion e Këshillit Qendror të Forcës së Re Demokratike

 

Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike, në mbledhjen e mbajtur të premten  datë 22 janar 2016, diskutoj në lidhje me  kërkesën e Qeverisë së Malit të Zi dërguar Kuvendit republikan, që me datë 25 janar të vendoset në rend të ditës votëbesimi i saj.

Iniciativa e Qeverisë së Malit të Zi për votëbesim është e drejtë  Kushtetuese dhe vjen pas ftesës për antarsim në NATO,  i cili së bashku me antarsimin në BE është edhe prioriteti kryesor politik i Forcës. Arsyet për këtë qëndrim janë se antarsimi në këto dy struktura krijon kushtet dhe mundësitë optimale për forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, për zhvillimin ekonomik, përmirsimin e të drejtave të popujve autokton,  dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Politika e cila e çon Malin e Zi drejt antarsimit në Bashkimin Europian dhe NATO , dhe me të cilën ndërpritet ndikimi historik i lindjes, është padyshim në interes të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Retorika shqetësuese gjatë protestave të fundit,konfirmoi edhe njëherë se politika e Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore, posaçërisht me Kosovën dhe Shqipërinë, është në harmoni të plotë me interesat kombëtare të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Në një vit zgjedhjesh,  ku koha e mbajtjes së tyre varet nga dialogu politik dhe gatishmërinë e institucioneve për ti zbatuar ato në përputhje me legjislacionin e  ndryshuar,   besojmë se vazhdimsia politike është karakteristikë e stabilitetit të partisë.

Këshilli Qendror njëzëri vendosi që Forca ti japë besimin Qeverisë në seancën e ardhshme.

Shpresojmë që kërkesat e pandryshuara politike të Forcës, të  konfirmuara me një politikë konsistente në tentativat për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, do të realizohen me një dinamikë më intenzive dhe cilësore, çka deri tani nuk ishte e mundur për shkak të mosmarrveshjeve në shumicën aktuale.

 

 

Shërbimi për informim i Forcës