Mavriq: Pse hesht URA tash dy vjet?!

0

Reagim në lidhje me tekstin “Beci: Zgjedhje të reja për ndërprerjen e farsës”, të publikuar në gazetën “Vijesti me 13,01,201

 

                                               Përse URA hesht tash dy vjet?!

 

Ngatërrestarëve  politik përsëri  u pengon partia më të fortë shqiptare FORCA,  edhe pse ishin fajtorët kryesor për mos ndryshimin e pushtetit në dy komunat më të mëdhaja në Mal të Zi, kurse nga e treta po zhduken pa lënë gjurmë, duke lënë në baltë punonjësit dhe gjithë qytetarët e Ulqinit.

Premtimet e juaja para dy vitetve se do të luftoni për transparencë u treguan aq të zbehta  sa edhe qytetarët që ju mbështetën e kanë kuptuar se vetëm keni shitur mjegull. Ju as nuk e keni kuptuar se buxheti duhet respektuar dhe se mjetet e qytetarëve duhet të shpenzohen në përputhje me të.

FORCA nuk do tu miratojë kurrë askujt veprimet në kundërshtim me ligjin, siç edhe e kemi dëshmuar në seancën e fundit të Kuvendit.

FORCA është partia më e fortë kombëtare e shqiptarëve, dhe për shkak të interesit kombëtar kemi bërë përjashtim duke i lëshuar vendin e kryetarit të komunës partisë që ka dyfish më pak mandate , gjest që ju si ish këshilltarë të Malit të zi Pozitiv, tani URA-s, nuk mund ta kuptoni.

Këtë e kemi bërë me vetëdije dhe qëllim që procesi i zhvillimit që kemi filluar të vazhdojë,  zhvillim që ju thatë se ishin iluzione, por sot po lavdëroheni me punën tonë.

Cili është kontributi juaj që keni dhënë në ndihmë të këtij zhvillim? Mos është mbyllja e syve, fshehja, apo heshtja kolektive?

A është propozimi për dorëheqjen tuaj gjest moral apo i detyruar? Nëse është gjest moral atëherë është dashur të ta bëni kur keni dalur nga partia juaj amë, Mali i Zi Pozitiv, me të cilën fituat postet që akoma sot po i mbani.

 

Ardijan Mavriq

Nënkryetar i Komunës së Ulqinit

Forca e Re Demokratike