Partia e kryetarit Gjeka përfundon në prokurori

0

Revizorët e Inspeksionit Shtetëror (DRI) kanë dhënë mendim negativ për bilancin financiar të Partisë Demokratike, të cilin edhe e kanë dërguar në prokurori për masa të mëtejshme.

Në raportin e këtij institucioni thuhet se Partia Demokratike ka paraqitur shifra të ndryshme për pjesën më të madhe të aktiviteteve gjatë vitit të kaluar, në krahasim me raportin përfundimtar financiar të partisë në vitin 2013. Gjithashtu në raport thuhet se partia e kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka, nuk ka shlyer detyrimet e veta për kontributet e të punësuarve dhe qiramarrje, si dhe nuk ka paguar tatimet për kontratat e atyre të angazhuar në punë.

Kjo nuk është hera e parë që PD dhe kryetari Gjeka përfundojnë në prokurori. Në vitin 2013 ato u akuzuan nga revizorët për arsye të ngjajshme, kurse më parë vetë Gjeka ishte në shenjestër të hetimeve për parregullsi gjatë periudhës që ishte drejtor i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime”.