Forca: Mesazh urimi me rastin e festës së Krishtlindjeve

0

FORCA E RE DEMOKRATIKE

 

MESAZH URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE

 

Në emrin e Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik u dërgojmë urimet më të përzemërta me rastin e Festës së madhe të Krishtlindjeve.

Le të shërbejë kjo festë për të ngritur ndjenjat dhe tolerancën në mes njerëzve, për të treguar se ne si shqiptarë kemi vlera dhe virtyte të larta shoqërore, dhe se jetojmë në paqe e harmoni me njëri tjetrin pavarsisht nga përkatësia fetare.

Urojmë që kjo festë të begatojë zemrat tuaja,  dhe të sjell bekim dhe shëndet në familjet e të gjithëve.

 

Gëzuar dhe për shumë mot!

 

 

Kryetari  Nazif Cungu